Angli/ Tragjike në derbi, tifozi sëmuret në stadium gjatë Man. City – Man. United dhe ndërron jetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tragjedi në derbin e Manchesterit të dielën që lamë pas. Një tifoz i Manchester Cityt ndërroi jetë teksa ishte në stadiumin “Etihad” duke parë derbin e qytetit.

Një urgjencë mjekësore ndodhi gjatë duelit, me klubin e Manchester Cityt që këtë të hënë ka konfirmuar se tifozi ndërroi jetë pasi u ndje keq.

“Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik që një nga tifozët tanë ndërroi jetë pas një incidenti mjekësor në ndeshjen e të dielës. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tepër të vështirë”, shkruan klubi.

Share This Article