Anglia dënohet pa nisur Botërori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Botërori nuk ka nisur ende dhe dënimi i parë është tashmë gati. Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit (FA), Mark Bullingham, ka deklaruar në një intervistë për “Sky” se do të pranojnë dënimin e vendosur nga FIFA për injorimin e vendimit për të mos dërguar mesazhe politike gjatë Kupës së Botës.

Presidenti i FA njoftoi se kapiteni Harry Kane do të mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit, për të shprehur mbështetjen ndaj komunitetit LGTBI, diçka e paautorizuar nga FIFA.

“FIFA nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për të mbajtur këtë shirit. Ka mundësi që të ndëshkohemi. Nëse do të ndodhë kjo, do të paguajmë gjobën”, tha Bullingham.

Përpara fillimit të turneut, ka shumë polemika rreth lirive dhe të drejtave të njeriut në një vend si Katari. Fokusi kryesor i kritikave vjen nga bota anglo-saksone dhe konkretisht nga shtypi britanik. Kësaj rryme i është bashkuar edhe Presidenti i FA dhe vendimi i tij, edhe pse i vlerësuar i duhuri në vendin e tij, do t’i kushtojë federatës që ai vetë drejton një gjobë të majme.

Share This Article