Kroacia dhe Anglia do ta luajnë ndeshjen hapëse të Grupit D në stadiumin “Wembley” në Londër, të dielën nga ora 15:00. Që të dyja synojnë që ta nisin Evropianin e sivjetmë me fitore.
Me shumë histori në ballafaqimet e ndërsjella, ky duel pritet të jetë tejet interesant. Pasi arriti në gjysmëfinale të Botërorit 2018 dhe Ligës së Kombeve një vit më pas, Anglia tani synon që ta fitojë Evropianin dhe është në mesin e favoriteve.
Në këtë garë vijnë pas gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme, përfshirë edhe atë kundër Rumanisë në vikendin e kaluar.
Kroacia nga ana tjetër i befasoi të gjithë kur arriti në finale të Kupës së Botës në vitin 2018-të. Kroatët u kualifikuan në Euro 2020, pavarësisht humbjes nga Hungaria. Rezultatet e tyre në Ligën e Kombeve kanë qenë dëshpëruese. Kroacia humbi nga Spanja dhe Anglia në vitin 2018-të, dhe nga Portugalia, Franca dhe Suedia në vitin 2020.
Në këtë kampanjë, ata nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e veteranëve, Ivan Rakitiq dhe Mario Manxhukiq, të cilët janë pensionuar nga përfaqësuesja.
Sa i përket ndeshjeve të ndërsjella, ka pasur rezultate të ndryshme por edhe historike. Anglia mposhti Kroacinë në “Euro 2004”, por pësoi dy humbje në kualifikimet e dështuara për “Euro 2008”.
“Tre Luanët” u revanshuan gjatë kualifikimeve për Botërorin 2010-të, duke i mposhtur ata me rezultatin e përgjithshëm 9:2 nga dy ndeshje. Anglia më pas humbi nga Kroacia në gjysmëfinale të Botërorit 2018-të.
Fitorja e fundit e Anglisë kundër Kroacisë ishte ajo 2:1 në “Wembley” në muajin nëntor për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në vitin 2019-të.
Harry Maguire dhe Jordan Henderson mbesin në dyshim për t’u paraqitur në këtë ndeshje, ndërsa Kroacia pritet që ta ketë ekipin e plotë për këtë ballafaqim.
Përbërjet e mundshme
England: Pickford; Walker, Stones, Mings, Shaw; Rice, Phillips; Sterling, Mount, Grealish; Kane
Croatia: Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Barisic; Kovacic, Brozovic, Modric; Rebic, Petkovic, Perisic