Anglia heq të gjitha masat më 1 prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anglia më 1 prill i jep fund të gjitha kufizimeve për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Kryeministri i vendit Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se personat e infektuar nuk do të kenë më detyrim ligjor për t’u izoluar, teksa ka prezantuar planin “ bashkëjetesa me COVID”.

Prej 1 prillit, ofrimi i testeve falas do të ketë shënjestër vetëm ata që janë më të cenuar, ka thënë Johson.

Mirëpo Asociacioni i Mjekëve Britanikë, ka thënë se plani nuk mbron ata që rrezikohen më shumë nga ky virus.

Partitë opozitare kanë thënë se vendimi i kryeministrit për të dalë nga pandemia është shumë i shpejtë dhe kanë shprehur shqetësim për kthim mbrapsht të testimeve.

Johnson e ka përshkruar pandeminë si “dy prej vjetëve më të rënda në historinë tonë paqësore”.

Sipas tij, kombi ka prekur pikun e variantit Omicron, dhe tani raportohet për rënie të numrit të rasteve dhe të personave të shtrirë nëpër spitale.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka vlerësuar javën e kaluar se një në 20 persona ka pasur coronavirusin në Angli.

Share This Article