Rishi Sunak është zotuar të rrisë moshën ligjore për blerjen e duhanit në Angli me një vit çdo vit, diçka që ai e ka propozuar edhe më herët.
Kryeministri tha se legjislacioni i propozuar do të thotë se një “14-vjeçari nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht duhan dhe se brezi i adoleshentëve sot mund të rriten pa duhan”.
Ai tha se ndryshimet do të jenë subjekt i votimit në parlament dhe një “çështje ndërgjegjeje”, pa pasur presion qeveritar për të votuar.
Duke iu drejtuar konferencës vjetore të partisë konservatore sot, Sunak megjithatë tha se nuk do ishte e drejtë që “t’i hiqeshin të drejtat për të pirë duhan kujtdo që pi duhan”.
“Unë propozoj që në të ardhmen të rrisim moshën e pirjes së duhanit me një vit çdo vit,” u tha ai delegatëve të partisë në Mançester.
“Kjo do të thotë që një 14-vjeçari sot nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht një cigare dhe se ata dhe brezi i tyre mund të rriten pa duhan”, theksoi Sunak.