Anglia impresionoi në garat kualifikuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifrat prapa fushatës së suksesshme të Anglisë në eliminatoret për “Euro 2020” dëshmojnë se sa bindshëm skuadra e Gareth Southgatet e ka siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Shtatë fitore në tetë ndeshje, 37 gola të shënuar me mesatare prej 4.6 golave për ndeshje dhe vetëm gjashtë të pranuar, pra një goldallim, plus 31. Kualifikimi në asnjë moment nuk ishte në dyshim, shkruan sot Koha Ditore.

Por, siç e ka pranuar edhe vetë Southgate, grupi nuk ishte mjaft testues, por do të ishte jo e mençur të shihet tepër te humbjet e thella që skuadra e tij ua shkaktoi kundërshtarëve modestë.

Me turneun e zgjeruar duke bërë kualifikimin dukshëm më të lehtë, procesi për fuqitë tradicionale të futbollit është më tepër të zhvillojë skuadrën dhe stilin e lojës në këto ndeshje, sesa të sigurojë pikët e nevojshme.

Një nga forcat e Southgatet është zhvillimi i skuadrës, duke angazhuar lojtarët e rinj dhe duke ndërtuar etikën e punës në skuadër.

Share This Article