Anglia merr një fitore spektakolare ndaj Irlandës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Irlandës në kuadër të ndeshjes së fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në fakt që të gjithë golat e realizuar në këtë takim nga ‘Tre Luanët’ erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes.

Fillimisht për rezultatin 1-0 u përkujdes Harry Kane (53’) i cili realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Jude Bellingham.

Vetëm disa minuta më vonë, Anglia dyfishoi epërsinë duke gjetur golin kësaj radhe përmes Antony Gordon (56’) i cili realizoi për 2-0.

Kjo nuk ishte e tëra, pasi vendasit shënuan edhe një herë tjetër me anë të Conor Gallagher (58’) për rezultatin 3-0.

Dy golat e fundit i realizuan të inkuadruarit në pjesën e dytë, Jarrod Bowen (76’) për 4-0 dhe Taylor Harwood-Bellis (79’) për 5-0.

Share This Article