Anglia mposht Belgjikën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anglia ka triumfuar ndaj Belgjikës sonte me rezultatin 2:1 në derbin e Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Futbollistët e Anglisë u deshën të riktheheshin nga disavantazhi për të fituar të tri pikët në përballjen e luajtur në Wembley.

Romelu Lukaku në minutën e 16-të nga penalltia e dërgoi Belgjikën në epërsi, por Anglia më pas shënoi dy herë. Marcus Rashford (39’ penallti) dhe Mason Mount (65’) shënuan për Anglinë.

Anglia kryeson grupin me shtatë pikë pas tri ndeshjeve, një më tepër se Belgjika që zë vendin e dytë. Më vonë sonte do të luajnë Danimarka me Islandën.

Në Grupin 1 të Ligës A, Bosnjë-Hercegovina e ka ndal në një barazim pa gola Holandën, ndërsa Kroacia në Grupin 3 e mposhti 2:1 Suedinë.

Share This Article