Anglia mposht thellë Uellsin dhe kalon më tej, SHBA fiton “luftën” ndaj Iranit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anglia ka fituar 3-0 ndaj Uellsit, duke kaluar Grupin B si vendi i parë, me 7 pikë pas 3 ndeshjeve.

Një dygolësh i Rashford dhe një i Foden i dhanë 3 pikët ekipit të drejtuar nga Gareth Southgate, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund. Tashmë, Anglia do të përballet me Senegalin në fazën tjetër.

Ndërkohë, “lufta” e vërtetë ishte në përballjen Iran-SHBA, me dy skuadrat që luftonin për vendin e dytë. Amerikanëve i bënte punë vetëm fitorja dhe ia arritën qëllimit me golin e Pulisic, në minutën e 38 të ndeshjes.

Një rezultat 1-0 që SHBA e ruajti deri në fund, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit, ku do të përballet me Holandën.

Share This Article