Anglia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 2-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar mes dy kombëtareve që e kanë siguruar kualifikimin për Katar 2022.
Pjesën e parë ishin zviceranët ata që kishin më shumë nga loja, duke shënuar edhe të parët.
Breel Embolo shënoi për 1-0 pas një harkimi të bukur nga Xherdan Shaqiri në minutën e 22-të.
Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Luke Shaw i cili e ktheu në gol një asistim të Conor Gallagher për 1-1.
Sa i përket pjesës së dytë, të dy skuadrat ishin më të qeta sa i përket rasteve.
Anglia fitoi penallti në minutën e 78-të pas rishikimit të VAR, ku nga pika e bardhë shënoi Harry Kane për 2-1.
Deri në fund nuk kishe më gola dhe Tre Luanët morën fitore në shtëpi.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajtën nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri u fut në lojë në pjesën e dytë.
Të tre shqiptarët në fillimin e javës së ardhshme do të përballen me Kosovën në Zurich.