Anglia në një finale të madhe pas 55 vjetësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Anglisë në futboll e ka siguruar finalen e parë në histori të Kampionateve Evropiane.

Fitorja 2:1 kundër Danimarkës pas vazhdimeve, e ka thyer mallkimin e anglezëve të cilët maksimumin në Evropian e kanë arritur gjysmëfinalen.

Përveç kësaj, kjo do të jetë finalja e parë e Anglisë në një ngjarje të madhe, Kampionate Evropiane dhe Botërore pas 55 vjetësh.

Herën e fundit kur anglezët kanë qenë në një finale ishte viti i largët 1966. Atë vit Anglia e kishte fituar Kupën e Botës.

Ndaj Danimarkës, Anglia kaloi tutje pas vazhdimeve dhe kjo ishte hera e dytë në histori, kurse kishte dështuar gjashtë herë.

Sulmuesi Harry Kane që shënoi golin e dytë dhe të fitores, barazoi rekordin me Gary Linekerin, si dy golashënuesit më të mirë të Anglisë në Kampionate Evropiane dhe Botërore.

Të dy kanë nga dhjetë gola, por Kane mund të vendos rekord të ri, pasi do të luajë edhe në finale.

Në finale, Anglia do të luajë kundër Italisë me 11 korrik prej orës 21:00. Finalja zhvillohet në Wembley.

Share This Article