Një burrë në Australi është akuzuar pasi u kap duke urinuar nga pjesa e sipërme e një stadiumi sportiv në Sydney.
Pamjet virale të shpërndara në mediat sociale tregojnë burrin duke urinuar në çatinë e Sidneit Cricket Ground të shtunën në mbrëmje.
Ndërsa Anglia u përball me Australinë në ndeshjen e tretë të serisë në kriket, ky tifoz qartësisht nuk donte të humbiste asnjë moment aksioni.
Ndërsa ishte ulur në majë të tribunës së Bill O’Reilly, ai duket se urinon në drejtim të ekranit të madh gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.
9News raporton se 31-vjeçari më pas është arrestuar dhe është dërguar në Komisariatin e Policisë Surry Hills dhe i janë ngritur dy akuza.
Ata shtuan se ai u akuzua për ‘sjellje (në një mënyrë) fyese në/pranë vendeve publike dhe ngjitje në ndërtesa’.
Që atëherë atij i është dhënë lirimi me kusht dhe do të dalë në gjykatë më 25 korrik, ku fati i tij do të vendoset nga një gjyqtar.
Një numër pamjesh janë shfaqur që tregojnë momentin e pazakontë, me një të shpërndarë nga faqja në Instagram, Brown Cardigan.