Anglia shënoi dhjetë gola për herë të parë që nga viti 1964

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anglia ka shënuar dhjetë gola për herë të parë që nga viti 1964, ka njoftuar BBC. Anglia fitoi 10:0 ndaj San Marinos për të konfirmuar me stil kualifikimin në Botërorin “Katari 2022”.

Gjatë këtij viti Anglia ka 15 fitore, ka shënuar 52 gola dhe ka mbajtur portën të paprekur në 14 ndeshje.

Këto shifra nuk i ka pasur asnjëherë në histori. Pra anglezët këtë vit janë duke shënuar rekorde të njëpasnjëshme.

“Kualifikimi është siguruar me fitoret në udhëtim në Budapest, Varshavë e Shqipëri. Duhet të vlerësoj të gjithë lojtarët dhe stafin për një vit shumë të mirë. Nuk mund të bëjmë asgjë për nivelin e kundërshtarit, por mentaliteti i rivalit sonte ishte i tmerrshëm”, ka thënë përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate.

Share This Article