Anglia zgjedh kapitenin për finalet e Botërorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Humbja me Juventus në mesjavë e ka vrarë moralisht sulmuesin e kombëtares angleze, Harry Kane që ka vendosur të qëndrojë dhe për një tjetër sezon me Tottenham. Ndërkohë trajneri i ‘Tre Luanëve’, Southgate është i bindur t’i japë shiritin e kapitenit në Botëror.

Pasi dështoi të gjejë personin e përshtatshëm për shiritin e kapitenit, teksa provoi 15 futbollistë në 14 ndeshjet që është në detyrë, Southgate po mendon që ne ndeshjet e ardhshme kapiten gë jete sulmuesi i Tottenham. Kane ështe aktualisht futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës dhe me shiritin e kapitenit do te kishte edhe më shumë autoritet.

Southgate provoi në muajin nëntor me Cahill dhe Hart, ndërkohë që Dier nuk ka seriozitetin e duhur. Trajneri i Anglisë ka përzgjedhur skuadrën me të cilën do të luaje miqësoret me Holandën dhe Italinë këtë muaj.

Share This Article