Anglisë i shtohet një tjetër variant i ri i virusit në listën e vëzhgimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkencëtarët kanë identifikuar 16 raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit në Angli.

Shëndeti publik në Angli e ka cilësuar atë si një “variant nën hetim”që do të thotë se është në listën e tyre të vëzhgimit, por nuk është ende një variant për të cilin duhet të shqetësohemi menjëherë

Ka një mutacion të përbashkët me variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit, raporton BBC.

Ky ndryshim, E484K mund të ndihmojë virusin që të dobësojë imunitetin nga vaksinimi ose infeksioni paraprak, sipas ekspertëve.

Rastet u identifikuan për herë të parë më 15 shkurt nga sistemi i mbikëqyrjes së varianteve në Angli.

Ekspertët dyshojnë se ajo e ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar.

Të 16 individët që kanë rezultuar pozitivë dhe kontaktet e tyre, janë këshilluar që të izolohen.

Deri tani Britania e Madhe ka 8 variante në listën e saj të vëzhgimit.

Share This Article