Një anije e ‘Frontex’ u fundos jashtë portit të Megistit, në ishullin Kastellorizo të Greqisë, sipas informacioneve.
Sipas të njëjtave burime, anija goditi një shkëmb gjatë një manovre, gjë që çoi në fundosjen e saj në ujërat e Mesdheut.
Në bord ndodheshin gjithsej gjashtë persona, dy prej të cilëve të plagosur, por jo në gjendje kërcënuese për jetën.
Rrethanat e incidentit dhe shkaqet e sakta të përplasjes po hetohen.


