Anija e Marinës Amerikane në Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komandanti i Forcës Detare shqiptare, gjeneral brigade, Ilir Xhebexhia, vizitoi dje anijen USNS Trenton të Marinës Amerikane, gjatë ndalesës së saj për furnizim në Durrës.

Komandanti shqiptar u prit nga kapiteni i Shteteve të Bashkuara, Douglas Casavant dhe Komandanti TJ Seifert, të cilët e shoqëruan për një vizitë brenda anijes, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.

Kapiteni Casavant shprehu kënaqësi të mirëpriste komandantin e Forcës Detare shqiptare për të thelluar angazhimin dhe bashkëpunimin midis dy vendeve. “Ne mirëpresim ndërveprime të tjera të përbashkëta në të ardhmen pas suksesit të stërvitjes Defender – Europe 21”, u shpreh ai.

Kjo anije përdoret nga Marina Amerikane për transport pajisjesh dhe është e pajisur edhe me një pistë për uljen e helikopterëve.

Ekuipazhi zhvilloi një vizitë të këndshme në Durrës dhe patën mundësinë të mësonin mbi historinë e Shqipërisë.

“Mikpritja e Forcave Detare Shqiptare ka lënë përshtypje të thellë tek marinarët tanë dhe ne shpresojmë ta përdorim këtë vizitë si një mundësi për të vazhduar forcimin e marrëdhënies sonë me Forcat e Armatosura Shqiptare”, tha komandanti Seifert./ATSH/

Share This Article