Në 1975 u rishit për herë të tretë dhe ndryshoi emrin në “Panagiotis” dhe nisi të përdorej për të kontrabanduar cigare në emër të mafias italiane. Gjatë një nate me fortunë, anija përfundoi në ishull, ndërsa ekuipazhi shpëtoi mrekullisht por u arrestua disa ditë më pas.
Anija e mbytur në ishullin e Zakynthos tërheq me mijëra vizitorë çdo vit. Por cila është historia e saj? Anija “Panagiotis”, u fundos më 1 tetor 1980 në brigjet veriperëndimore të ishullit.
Ajo peshon 450 ton, e u ndërtua në 1937 në Skocia, ku edhe mori emrin “Saint Bedan”. Më pas, në vitin 1964 kaloi në duart e grekëve dhe u quajt “Merope”. Dy vjet më vonë ai ndryshoi pronësinë dhe u quajt “Harris” nga pronari i ri N. Kalfa.
Në 1975 u rishit për herë të tretë dhe ndryshoi emrin në “Panagiotis” dhe nisi të përdorej për të kontrabanduar cigare në emër të mafias italiane. Gjatë një nate me fortunë, anija përfundoi në ishull, ndërsa ekuipazhi shpëtoi mrekullisht por u arrestua disa ditë më pas.
“Anija e mbytur” me kalimin e kohës u kthye në një nga destinacionet turistike më të njohura në Zakynthos, ndërsa asokohe vendasit nuk blenë duhan për 4 vite rresht. Në bord kishte mjaftueshëm për të gjithë.