Anija me 2100 ton mbetje industriale mbërrin në portin e Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anija e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, mbërrin në portin e Durrësit.

Dërgesat po kthehen nga brigjet e Singaporit. Dyshohet se ngarkesa përmban pluhur toksik të furrës së çelikut. Kjo sasi dyshohet se doli nga Porti i Durrësit më 4 Korrik të këtij viti, me destinacion final Tajlandën dhe tranzit Singaporin.

Por fillimisht ngarkesa me mbi 800 tonë peshë, ndaloi në Itali për t’u ndarë në dy pjesë, në anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk”; respektivisht “Compton” dhe “Candor”.

Alarmi për tranportine mbetjeve toksike, ndezi debatin mes opozitës dhe qeverisë, ndërsa Prokuroria e Durrësit nisi në 21 gusht hetimet mbi çështjen e transportit të dhjetëra kontejnerëve me mbetje të rrezikshme që dyshohet se kanë dalë nga territori shqiptar drejt Tajlandës.

Prokuroria njoftoi se hetimet kanë nisur për tri akuza, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Shpërdorimi i detyrës” e “Transportimi i mbetjeve”.

Share This Article