Anija shqiptare kap gomonen me 24 emigrantë në Detin Egje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gomone me 24 emigrantë është kapur mbrëmjen e djeshme (30 mars 2024) nga anija shqiptare ‘Lissus’ në detin Egje.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” sqaron se ekuipazhi shqiptar në koordinim me me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi emigrantët autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme.

“Anija shqiptare #Lissus në misionin #SeaGuardian në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës. Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, konstatoi një gomone me 24 persona në bord, të cilën pas koordinimit me rojën bregdetare turke e greke, ia dorëzoi autoriteteve lokale për procedurat e mëtejshme”,-shkruan Peleshi.

Anija shqiptare “Lissus” është pjesë e misionit “SeaGuardian” të NATO-s në detin Egje.

Share This Article