Anija turke futet në zonën e Rodos, Alarmohet Greqia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Navtex i ri i Oruc Reis u lëshua mbrëmjen e së mërkurës vonë nga Turqia, duke ngritur një zonë hetimi në 24 pika, ndërsa bëri thirrje gjithashtu për çmilitarizimin e zonës së Psaras.

Greqia dha një përgjigje e menjëhershme. Ajo nxori një anti-Navtex nga stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion pas anijes së nxjerrë nga stacioni i Antalias për hulumtimin e Oruc Reis në një zonë brenda shelfit kontinental grek, midis Rodos dhe Kastellorizo.

Pala greke thekson se Turqia po bën një aktivitet të paautorizuar dhe të paligjshëm sepse zona që shtrihet mbivendoset në shelfin kontinental grek.

Greqia gjithashtu nënvizon se stacioni i shërbimit hidrografik të Marinës në Heraklion ka juridiksionin për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm./gazetashqip/

Share This Article