• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Anijet me mbetje toksike, Berisha: Në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme. Ky është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve

Anijet me mbetje toksike, Berisha: Në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme. Ky është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve

by albnews
15 August, 2024
in Albania
0
19
VIEWS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, është shprehur se sot shqiptarët janë njerëzit më të pasigurt në Europë. Ai ka theksuar se qeveria u përpoq që të mbulonte vrasjen makabre që ndodhi në Pogradec.

Duke folur për qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se, anijet me mbetje toksike që kanë kaluar nga Porti i Durrësit, janë biznesi më i rrezikshëm kriminal i Edi Ramës dhe klanit të tij qeveritar. Berisha tha se është e pajustifikueshme heshtja e institucioneve, që paguhen për kontroll të çdo gjëje që prodhohet në këtë vend.

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme. Ai theksoi se  për këtë nuk ka fakte, por se dyshohet se këtu ndodhin procese të tmerrshme, të fshehta, sekrete për pasurimin e Edi Ramës dhe të bandave të tij në pushtet.

Berisha u ka bërë thirrje një sërë institucioneve ndërkombëtare, që të hetojnë skandalin me mbetjet toksike në anijet me kontejnerë. Ai kërkoi nga OKB-ja, OSBE-ja dhe NATO, që të ngrenë një komision, pasi rrezikohet jeta dhe siguria e një vendi, Shqipërisë. 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime. Berisha ka theksuar se ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë.

Një mirënjohje dhe përshëndetje të gjithë protestuesve që sot rrethuan përsëri bashkinë e Tiranës në një akt proteste ndaj njeriut më faqezi në historinë e kryeqytetit, hajdutit më të papërmbajtur, individit më pa karakter, vjedhësit të shpërfytyruar, Erion Veliaj.

Të dashur miq, sot qytetarët shqiptarë janë njerëzit më të pasigurt në Europë.

Janë njerëzit më të ndëshkuar, më të pambrojtur.

Katër ditë më parë i morën jetën se nuk pagoi gjobën Egli Progës.

Kreu i narkoshtetit të nesërmen njoftonte shqiptarët se italiani që gjeta këtu turist shëtit i lirë me orë 30 mijë euro. Kjo ishte përgjigjja e tij për të mbuluar gjobën që vrasësi Denis Meçe i vuri babait të dy fëmijëve, Egli Progës.

Të dashur miq, këto ditë mediat botërore po ziejnë se dy anije të njërës prej kompanive më të mëdha në botë në transport detar, janë nisur nga Durrësi me mbetje toksike. Me lëndë të rrezikshme. Me 140 kontejnerë të ngarkuar në Durrës.

Flet e gjithë bota, flasin mediat më të mëdha.

Anijet e nisura për në Tajlandë, mbretëria e Tajlandës i ktheu mbrapsht.

Nuk mund të pranohej.

Shteti nga u nisën zbaton kodin Omerta, kodin e mafies, heshtjen e varrit, pavarësisht se janë rreth 140 kontejnerë.

Pavarësisht se janë ngarkuar nga porti i Durrësit.

Pavarësisht se janë helme të rrezikshme.

Nuk ka dyshim që kemi të bëjmë me një biznes kriminal të rrezikshëm, shumë të rrezikshëm për jetën, shëndetin e shqiptarëve.

Të dashur miq, kemi të bëjmë me një biznes kriminal të rrezikshëm të Edi Ramës dhe klanit të tij qeveritar.

Më thoni mua, si ka mundësi në një vend të prodhohen mijëra ton mbetje toksike dhe të jenë jetime? Të mos dalë prodhuesi i tyre?

Të mos u dalë zot prodhimeve?

Si ka mundësi që asnjë institucion që paguhet për kontroll të çdo gjëje që prodhohet në këtë vend, të çdo eksporti nga ky vend, të mos thotë dot një fjalë të vetme?

Cili qenka ai biznesmen i aftë që asgjëson çdo inspektoriat në Shqipëri, që asgjëson dogana, tatime, kontrolle e gjithçka tjetër dhe nis në det mijëra e mijëra ton helme lëndë toksike?

Jo, ky nuk mund të jetë një biznesmen, ky mund të jetë vetëm kryepadrinoja e Shqipërisë, Edi Rama me klanin e tij.

Miqtë e mi, akoma e keni memorien e freskët kur ky aventurier, ky kriminel mori përsipër armët kimike të Asadit në Shqipëri, pa pyetur njeri.

A e dini ju sasinë kolosale të mbetjeve që prodhohej nga shkatërrimi i tyre?

Por qe rinia e Tiranës, qenë protestat e fuqishme që e përkulën aventurierin, kriminelin, që donte për karrigen e tij të shkatërronte në Shqipëri armët kimike të diktatorit sirian, Asad.

Të dashur miq, unë duhet t’u them shqiptarëve se prej disa kohësh qarkullojnë lajme se në tunelet e Shqipërisë groposen helme të tmerrshme.

Natyrisht unë duhet të jem i sinqertë, përveç lajmit nuk kam arritur të kem në dorë një fakt konkret, sepse kurrë nuk do ta lija pa e bërë publik.

Por groposja në tunelet e vendit të helmeve është një krim monstruoz ndaj shqiptarëve kur ke parasysh se ujërat nënujore të këtij vendi janë edhe më të shumta se ujërat mbitokësore të tij.

Nuk them, nuk kam fakte, por ama mijëra ton lëndësh lënë me të drejtë të dyshohet se këtu ndodhin procese të tmerrshme, të fshehta, sekrete për pasurimin e Edi Ramës dhe të bandave të tij në pushtet.

Çfarë janë ato? Një gjë është e sigurt që në 32 vite kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Këtu ka furrnalta kromi, hekuri, alumini. Mbetjet e tyre ata i kanë të kodifikuara se ku i transportojnë dhe ku i eksportojnë.

Kurse këto ishin një akt supermafioz, u nisën për në Trieste, u ndaluan. U kthyen për në Tajlandë, Tajlanda sapo e mori vesh, i ktheu për në Shqipëri, nuk keni punë këtu.

Çfarë janë këto helme që shëtisin nga një det në një tjetër dhe Edi Rama, Pirro Vëngu, Lubi Balluku heshtin si fija e barit.

E kujt është kontrata?

Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri dhe mbetjet e tyre eksportohen dhe nuk i pranon njeri se janë helme toksike?

Miq, kjo është një situatë, ky është një krim tej çdo kufiri. Ky është një dhunim i çdo ligji shqiptar, çdo ligji ndërkombëtar.

Unë kam një thirrje për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me urgjencë të sjellë një komision.

Thirrje për OSBE-në, të sjellë një komision.

Thirrje për NATO-n, të sjellë një hetim se në lojë, në rrezik është jeta, siguria e një vendi dhe një kombi nga një aventurier, nga një kriminel kryeministër që për pasurimin e tij është i aftë të kryejë çdo krim, është i aftë të fshehë çdo krim.

Po si ka mundësi, mediat botërore ziejnë për lugetërit me helmet e mbushura në Shqipëri, dhe një zyrtar i vetëm shqiptar nuk thotë një fjalë se nuk guxon?

Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri?

Cilat janë helmet e tmerrshme që vijnë dhe groposen në tunelet e Shqipërisë?

Edi Rama është një armik i egër i shëndetit dhe qenies së shqiptarëve.

Për ç’motiv shkel ai çdo ligj të vendit? Shkel ligjin ndërkombëtar.

Kërcënon vendin, popullin e tij.

Kërcënon të tjerët me helmet që eksporton.

Jemi këtu para një skandali tmerrësisht të keq, të rrezikshëm me pasoja jashtëzakonisht të paparashikuara.

Ndaj dhe thirrje ime për institucionet e mësipërme ndërkombëtare, të sjellin komision hetimor, të studiojnë mbetjet e rrezikshme në mijëra e mijëra ton që janë nisur nga Durrësi si kurrë ndonjëherë më parë.

Nuk ka njerëz më të pasigurt se shqiptarët sot me një kryeministër mafioz që është i aftë të marrë çdo vendim për pasurimin dhe pushtetin e tij.

Të dashur miq, nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime.

I bëj me dije Rrumbullakut, mos kërcëno protestuesit dhe mos guxo se çdo acarim do ta paguani shtrenjtë.

Ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar.

Ndaj dhe rruga është e tyre, mos guxo të prekësh njeri me dorë.

Edhe njëherë përshëndetjen më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!

Previous Post

Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së/ Kush keqpërdori rastin e Blerim Ramadanit për pikë politike?

Next Post

VIDEO/ Arrestohet shefi i antidrogës në Durrës, i bëri presion dhe i mori 10 mijë euro një biznesmeni

albnews

albnews

Related Posts

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë
Albania

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025
Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve
Albania

Rama e mbylli veç për zgjedhje/ TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

7 June, 2025
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Albania

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 June, 2025
Next Post
VIDEO/ Arrestohet shefi i antidrogës në Durrës, i bëri presion dhe i mori 10 mijë euro një biznesmeni

VIDEO/ Arrestohet shefi i antidrogës në Durrës, i bëri presion dhe i mori 10 mijë euro një biznesmeni

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Këmbimi valutor 3 dhjetor 2024/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten Paunid, Dollari dhe Euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

7 June, 2025
Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM