Dy anije patrullimi shqiptare dhe një anije e SHBA-së po ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë.
Lajmi bëhet i dituar nga ambasada e SHBA-së e cila e ka përzgjedhur si foto të ditës.
“Dy anije patrullimi shqiptare të klasës Iliria (ALS Oriku dhe ALS Lissus) dhe anija amerikane USS Monterey ekzekutojnë manovra detare të thjeshta dhe të përparuara në brigjet e Shqipërisë, duke kryer të gjitha procedurat dhe manovrat në përputhje me standardet e NATO-s. Ky trajnim tregon rritjen e koordinimit dhe ndërveprimit dypalësh midis dy flotave tona”, njofton ambasada e SHBA-së në Tiranë.
“Përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla si ky, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj përmirësojnë marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit dhe ndërmarrin hapa të mëdhenj në ruajtjen e lidhjes jetike të rajonit me ekonominë globale”, tha kapiteni i amerikan Monterey Joseph Baggett.