Qendra për Luftimin e Dezinformimit nën administrimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mohoi raportet e mediave për një marrëveshje të arritur me Romën për të dërguar refugjatë afrikanë nga territori italian në Turqi.
Raporti bën të ditur se kjo çështje dyshohet se është diskutuar gjatë vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në Stamboll më 20 janar.
Gjatë shëtitjes së saj nëpër qytet, ajo shoqërohej nga historiani turk Ilber Ortayli, raportojnë mediat e huaja.
“Nuk janë të vërteta lajmet se Ilber Ortayli, i cili ka komunikuar me kryeministren italiane Meloni, ka deklaruar se Italia dëshiron të dërgojë emigrantë afrikanë në Turqi. Gjatë vizitës së Melonit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe as nuk u fol për këtë. Është vërtetuar se pretendimet se Italia do të dërgojë refugjatë nga Afrika në Turqi janë bërë të përhapura pas publikimit në gazetën Il Giornale”, thuhet në një deklaratë të qendrës.