ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual 11 hours ago
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit 11 hours ago
Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër 11 hours ago
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike 11 hours ago
A mund t’i fitojë vërtet Nigel Farage zgjedhjet e ardhshme? Ja çfarë thonë sondazhet 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Anketa: 39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

albnews by albnews
5 August, 2021
in Albania
0
Anketa: 39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin ekonomikisht një javë pushime në vit. Kjo përqindje ishte më e lartë se mesatarja rajonale (38%), por Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin një përqindje më të lartë të popullsisë që konfirmoi se nuk mund të bënte pushime vjetore përkatësisht me 45 dhe 50%.

Kosova ishte e vetmja në rajon që kishte përqindjen me të ulët të familjeve, vetëm 11% e tyre që nuk mund të përballonin pushime një javë në vit. Në Ballkan, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në anketë nuk e dinë nëse do të shkojnë me pushime (69%), pak më pak se një e treta e qytetarëve (31%) tashmë kanë planifikuar udhëtimin e tyre për vitin 2021. Rreth 10% po planifikojnë të udhëtojnë në natyrë ose udhëtim aventure, 9% e tyre planifikojnë të vizitojnë qytete të reja, dhe 6% të vizitojnë familjen dhe miqtë e tyre.

RelatedPosts

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, reagon Veliaj: Dekreti presidencial është antikushtetues, mandati nuk është personal

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

Numri më i madh i pjesëmarrësve të cilët nuk janë të sigurt nëse do të shkojnë me pushime gjatë vitit 2021 janë në Serbi (88%), më pas Shqipëria me 84%, ndërsa në anën tjetër të medaljes qëndron Kosova, e cila ka regjistruar numrin më të ulët të të anketuarve që nuk e dinë nëse ata do të shkojnë me pushime këtë vit, duke arritur kështu në 30% të të gjithë popullsisë së saj.

Kosova gjithashtu ka përqindjen më të madhe të individëve që planifikojnë të vizitojnë qytete të reja (30%) dhe qytetarëve që kanë planifikuar të bëjnë një udhëtim aventure (20%), ndërsa të anketuarit nga Mali i Zi (13%) planifikojnë për të vizituar miqtë dhe familjen e tyre në 2021.

Rajoni vazhdon të bëhet gjithnjë e më i hapur për mbërritjet nga komuniteti i Ballkanit Perëndimor, me 42% të të anketuarve tani që mbështesin migrimin e brendshëm nga një ekonomi tjetër rajonale. Anketa e këtij viti gjithashtu sheh një rënie me 5 pikë në rangun e të anketuarve që janë armiqësorë (10%). Në përgjithësi, që nga viti 2016, numri i pjesëmarrësve në sondazh që mbështesin ardhjet rajonale është rritur me 14 pikë dhe përfaqëson një zhvillim premtues në migrimin rajonal.

Shqipëria është ekonomia më mikpritëse e rajonit me 49% të të anketuarve që mbështesin migrimin e ardhur nga brenda rajonit. Ndërkohë, Mali i Zi regjistron një rënie prej 22 pikësh në numrin e pjesëmarrësve që janë të hapur për ardhje të reja, duke kërcyer kështu nga epiteti i ekonomisë më mikpritëse të rajonit në atë më jokomunikuese të rajonit (duke përbërë 36% të popullsisë, nga 58% në 2019).

Serbia dhe Kosova kanë përqendrimin më të madh të të anketuarve neutralë në Ballkanin Perëndimor, të dy me 46%. Megjithëse u vu re një preferencë e vogël për turistët nga pjesët e tjera të botës, ekziston një përqindje në rritje e qytetarëve të rajonit që mbështesin më shumë vizitorë nga brenda rajonit./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

Burri që ‘martoi’ një vajzë 15-vjeçare nga shtëpia e kujdesit, burgoset për abuzim seksual

2 October, 2025
Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

Çfarë dimë për sulmin në sinagogën e Mançesterit

2 October, 2025
Sadiq Khan i “neveritur” nga sjellja e oficerëve të Met

Policia është shtuar rreth sinagogave në Londër

2 October, 2025
Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

Konservatorët e lartë të zhgënjyer nga premtimi ‘katastrofik’ i Badenoch për të shfuqizuar Aktin e Ndryshimeve Klimatike

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result