ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 7 hours ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 7 hours ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 7 hours ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 7 hours ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Anketa: Rritet papunësia dhe pesimizmi tek të rinjtë në Shqipëri

albnews by albnews
30 November, 2020
in Albania, Technologji
0
Covid-19, KE: Në Shqipëri u prekën më shumë të rinjtë, borxhi kërceu në 81.5%
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë sapo ka kryer një anketim me të rinj nga gjithë vendi, ku shihet një rritje e papunësisë dhe pesimizmit të tyre për të ardhmen.

Drejtuesja e organizatës, Ervjola Osmanaj, thotë se pandemia e thelloi varfërinë e të rinjve dhe shumica e tyre mendojnë vetëm për të emigruar nga Shqipëria.

RelatedPosts

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Hetimet për vetëvrasjen e shqiptarit në anijen hotel në Angli, zbulohen shkaqet: Nuk duhej të dërgohej atje, ishte në gjendje të rënduar psikologjike

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri shprehu shqetësim për shtimin e papunësisë në grupmoshat e reja gjatë pandemisë, duke kërkuar më shumë vëmendje nga autoritetet për rininë.

Sipas anketimit më të fundit, papunësia mes të rinjve u rrit nga 49 për qind gjysmën e parë të vitit në 51 për qind në këtë pjesë të dytë të këtij viti kryesisht për shkak të pandemisë dhe karantinës.

Ervjola Osmanaj, Presidente e Rrjetit Kombetar për të Rinjtë në Shqipëri, thotë se të rinjtë shqiptarë po bëhen përditë e më të varfër, më të dhunuar dhe me mendjen nga emigrimi.

‘Është përkeqësuar më shumë gjendja e papunësisë së të rinjve, 51 për qind e tyre janë të papunë. Pandemia ndikoi në humbjen e vendeve të punës për shumë të rinj. Pandemia shtoi edhe rastet e dhunës, sepse 88 për qind e vajzave të anketuara pohojnë se kanë pësuar një formë dhune gjatë kësaj periudhe. Emigrimi i të rinjve ka mbetur po ashtu një problem shumë i madh, që ende nuk i është gjetur ndonjë zgjidhje’ – tha aktivistja Osmanaj.

Shqipëria aktualisht ka mbi 23 për qind të popullatës në moshat 15 deri në 29 vjeç, ose mbi 660 mijë të rinj, djem e vajza.

Pjesa më e madhe e tyre tani e mendojnë emigrimin si rrugën kryesore dhe të vetme për mbijetesën e tyre dhe të familjes, qofshin këta gjimnazistë dhe studentë.

‘Mungesa e perspektivës lidhet me papunësinë në vend. Ti mund të mbarosh një cikël studimesh, por je krejt i pasigurtë për tregun e punës. Arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi janë arsye bazike; nuk largohen për eksperiencë pune apo për të marrë një kulturë pune në vendet e BE-së. Ata largohen për të mbijetuar. Ky nuk është një emigrim luksi, por është një emigrim për të mbijetuar, për të gjetur punë me paga që të mbulojnë nevojat e jetesës për vete dhe familjarët’ – thotë Osmanaj.

Dekadën e fundit Shqipërinë e kanë lënë afro 150 mijë të rinj për shkak të papunësisë dhe mungesës së perspektivës. Drejtuesja e rrjetit Kombëtar të të rinjve, Ervjola Osmanaj, thotë se të rinjtë shqiptarë nuk emigrojnë për të gjetur një jetë më të mirë, se ky nuk është një emigrim luksi, por ata ikin nga atdheu sepse nuk gjejnë këtu burime jetese.

‘35 për qind e studentëve që ka mbaruar një cikël studimesh bachelor shprehin dëshirën për të ikur nga Shqipëria; ndërsa mbi 79 për qind e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria. Këto shifra po përkeqësohen nga viti në vit dhe duhet të jenë një kambanë alarmi për institucionet shtetërore qendrore dhe vendore që të gjejnë zgjidhje për të rinjtë, dhe që ata të mos gjejnë asnjë rrugëdalje për jetën në vendin e tyre dhe mendojnë vetëm të largohen’ – tha aktivistja Osmani.

Papunësia më e madhe është në radhët e të rinjve të diplomuar; ose 25 për qind e të rinjve me arsim të lartë dhe të mesëm.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë u kërkoi institucioneve vendim-marrëse të përfshihen në një dialog të qëndrueshëm me të rinjtë për të hartuar programe dhe politika në shërbim dhe sa më pranë të tyre, si në pushtetin qendror edhe në atë vendor./VOA/

Foto arkiv

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result