Connect with us

Albania

Ankimi për shkarkimin si krye bashkiak, avokati i Veliajt: Masë ndërhyrje nga Qeverisja Qendrore

Published

on

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur shqyrtimi i ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj shkarkimit të tij nga detyra. Seanca publike do të zhvillohet me relatorë Sonila Bejtjan, dhe po ashtu të pranishëm janë edhe palët përkatëse.Kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në sallë për herë të parë që prej arrestimit të tij më 10 shkurt, dhe po mbrohet nga avokatët Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Përfaqësues të institucioneve të tjera janë gjithashtu të pranishëm, përfshirë përfaqësues të Presidencës, Kryeministrisë dhe avokatin e shtetit, Irma Qosja.Në këtë seancë pritet që të shqyrtohen argumentet e palëve, ndërsa Gjykata Kushtetuese do të vendosë mbi ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt dhe pasojat ligjore të këtij akti.Avokati i Veliajt, Ermal Yzeiraj, paraqiti argumentet për mbrojtjen e klientit të tij. Ai theksoi se neni 115 i Kushtetutës, që trajton shkarkimin e kryetarëve të bashkive, është një garanci e veçantë për organet e zgjedhura vendore dhe se gjykata kushtetuese duhet të shqyrtojë çështjen në themel.“Duke i qëndruar të gjithë parashtrimeve tona, të bëra me shkrim dhe që do ja vendosim në parashtrim gjykatës që në total janë 65 faqe, shkurtimisht të elaboroj disa nga çështjet më kryesore. Në lidhje me legjitimin e kërkuesit jurisprudenca e gjykatëse kushtetuese ka  theksuar se neni 115 është garanci e veçantë për organet e zgjedhura vendore. Gjykata kushtuese është shprehur ne jurisprudencën e saj se një gjykim ka  për objekt shkarkimin nga detyra të organit të qeverisjes vendore është gjykim ne themel i kërkesës dhe gjykata kushtetuese  si organ kontrolli për të çmuar shkeljen heton dhe gjykon në themel çështjen ashtu si do të vepronte çdo gjykatë tjetër e sistemit gjyqësor”, u shpreh avokati Yzeiraj.Ai gjithashtu ka sqaruar se, sipas ligjit, një kryetar bashkie mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të kushtetutës ose të ligjeve dhe se ai ka të drejtë të ankimojë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh.“Bazuar në nenin 115 të kushtetues, kryetari i i bashkisë mund te shkarkohet për shkelje të rënda të kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet ne gjykatën kushtetuese brenda 15 ditëve ankim i ankim i cili pezullon vendimin e Këshillit të Ministrave. Në bazë  të këtij parashikimi kushtetues  përmes parashikimeve të ligjit, legjislatori ka vlerësuar të specifikojë gërmën C, të nenit 62 të këtij ligji një prej shkaqeve të shkarkimit për shkak të shkeljes së të rëndë të ligjit të kushtetues, kryetari i bashkisë nëse nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3 mujore të pandërprerë mund  të  shkarkohet”, tha ai.

Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania17 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

UK16 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending