Ankimimi i Ahmetajt për sekuestrimin e pasurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili edhe pse në arrati, kishte bërë kërkesë për zhbllokimin e pasurive të tij të sekuestruara.

Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO.

NJOFTIMI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Share This Article