ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen 5 hours ago
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri 5 hours ago
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut 5 hours ago
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje 5 hours ago
Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

“Ankthi” i Europianit/ ‘Fryhen’ çmimet e biletave nga Shqipëria në qytetet gjermane për qershor-korrik, i kalojnë 300 euro një drejtim

albnews by albnews
6 December, 2023
in Show - Biz
0
“Ankthi” i Europianit/ ‘Fryhen’ çmimet e biletave nga Shqipëria në qytetet gjermane për qershor-korrik, i kalojnë 300 euro një drejtim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kombëtarja shqiptare shënoi një tjetër arritje historike, duke u kualifikuar për herë të dytë në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik. Interesi për të ndjekur Kombëtaren por dhe ndeshjet e tjera të Europianit natyrshëm që është i madh, por kjo ka një kosto të lartë. Udhëtimi drejt qyteteve gjermane duket tepër i shtrenjtë, ku vetëm vajtja kushton mbi 300 euro dhe kthimi rreth 200 euro, me një total prej 500 euro në dy drejtime.

Shtrenjtimi i biletave duket se është i lidhur me kërkesën e lartë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për ndeshjet e Europianit, pasi është specifik vetëm për qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet apo ato afër tyre (më pas mund të udhëtohet me tren në destinacionin e kërkuar), për të udhëtuar p.sh. drejt Italisë në qershor është shumë më lirë, me bileta vajtje-ardhje që mund t’i gjesh edhe me 50 euro.

RelatedPosts

Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në QSUT

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

P.sh., për të shkuar në Dortmund në datën 14 qershor, një ditë përpara se të zhvillohet ndeshja e parë e Kombëtares me Italinë, bileta në vajtje kushton 309 euro dhe për kthimin në datën 16 është 254 euro. Në total bileta kushton mbi 500 euro. Në të njëjtat data, për të shkuar në Milano, p.sh., bileta vajtje kushtojnë nga 30 euro dhe në kthim gjen edhe me 24 euro.

Dortmundi mbetet i shtrenjtë gjatë gjithë qershorit, ndonëse pak më i lirë se në ditën e ndeshjes, por sërish çmimet nuk zbresin nën 300 euro vajtje-ardhje. Në 18 qershor, Kombëtarja ka ndeshjen e dytë të fazës së grupeve me Kroacinë, që do të zhvillohet në Hamburg. Vajtja në 17 qershor kushton 255 euro dhe kthimi në 19 qershor është rreth 190 euro. Ndërsa në 30 qershor, p.sh. vajtja për në Hamburg kushton 550 euro.

Për ndeshjen e 24 qershorit, “Shqipëri- Spanjë” në Dusseldorf, nuk ka linjë direkte drejt këtij qyteti. Dy alternativat më të afërta janë Dortmundi, vajtja drejt të cilit në 23 qershor kushton 230 euro dhe kthimi në 25 kushton deri në 254 euro.

Biletat janë shtrenjtuar dhe në shtete që janë afër Gjermanisë dhe janë të arritshme me tren. P.sh., në 14 qershor, një ditë përpara ndeshjes me Italinë vajtja nga Tirana në Einthoven (që është një orë e 50 minuta me tren deri në nga Dusseldorf) është 205 euro. Në fillim të muajit biletat drejt Einthoven luhaten mes 30-60 euro një drejtim. E njëjta tendencë edhe për biletat drejt Brukselit, që është rreth 3 orë larg me tren.

Vitet e fundit, biletat e avionëve janë ulur ndjeshëm si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve low cost, por për pikun e sezonit si në gusht apo në dhjetor, biletat gjithmonë kërcejnë, duke arritur rekordin për ndeshjet e Europianit. Aktorët e tregut pohojnë se një nga arsyet e rritjes së çmimeve lidhet edhe me faktin se agjencitë e udhëtimeve kanë parablerë shumë bileta për periudhën e kampionatit, duke i paraprirë kërkesës së lartë që do të ketë për bileta në muajin e europianit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

6 September, 2025
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

6 September, 2025
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

6 September, 2025
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result