Ankthi i së dielës po kthehet në fenomen global

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ankthi i së dielës po prek gjithnjë e më shumë njerëz, duke shndërruar fundjavën nga pushim në burim frike për javën që vjen.

Fundjava duhet të jetë pushim e qetësi, por për shumëkënd e diela kthehet në një burim ankthi. Mendimi për email-et e papërgjigjura, mbledhjet e së hënës dhe listat e pafundme të detyrave krijon një ndjesi frike të njohur si “ankthi i së dieles”.

Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, 80% e amerikanëve e kanë më të vështirë të flenë të dielën sesa netët e tjera. Në Britani, 67% e të rriturve përjetojnë ankth para fillimit të javës së re, me shifrat që rriten në 74% tek të rinjtë 18-24 vjeç. Një studim i vitit 2025 madje tregoi se ankthi i së hënës çon në rritje të kortizolit me 23%, duke ndikuar në shëndetin mendor dhe fizik, raportoi Euronews.

“Nuk është thjesht puna e mërzitshme që sjell ankthin. Edhe ata që e duan punën e tyre mund ta përjetojnë– shpesh nga pritshmëritë e larta që vendosin mbi veten”, shpjegon profesoresha Ilke Inceoglu nga Universiteti i Exeter.

Kërkimi i saj mbi 600 punonjës tregoi se 79% ose e kanë përjetuar, ose e përjetojnë aktualisht këtë ndjesi. Tek të rinjtë është më e zakonshme, ndërsa me kalimin e moshës, ankthi i së dielës zbutet.

Psikologia Dr Audrey Tang thekson se shpesh nuk është puna vetë, por papritshmëria ajo që nxit ankthin.

“Nuk është gjithmonë puna që frikëson, por ideja se çfarë e papriture do të ndodhë të hënën – si një ferr i ri që mund të të presë”, thotë ajo.

Pandemia dhe puna nga shtëpia e kanë shtuar problemin, duke fshirë kufijtë mes hapësirës së punës dhe pushimit.

Ekspertët sugjerojnë disa hapa praktikë: të planifikoni të dielën me aktivitete pozitive, si kinema, sport ose takime shoqërore, të përgatituni paraprakisht për javën – rrobat, ushqimi, detyrat, dhe momente qetësimi – meditimi, ecja, ose thjesht një çaj i ngrohtë me vëmendje të plotë.

Një sondazh i Resume.io zbuloi se 20% e gjeneratës Z në SHBA kanë lënë punën për shkak të “ankthit të së dielës”.

Share This Article