“Antishpifja” në Komisionin e Venecias

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias”, tha sot Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa theksoi se paketa cenon të drejtën e fjalës.

Basha tha se akti i Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë lirinë e fjalës.

“Ky akt provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e medieve në Shqipëri. Nga ana tjetër, është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi vërejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të medieve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, tha ai./ATSH/

Share This Article