• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Anulime të fluturimeve e pritje pa fund – çfarë po ndodh në aeroporte?

Anulime të fluturimeve e pritje pa fund – çfarë po ndodh në aeroporte?

by albnews
30 May, 2022
in Bota
0
2
VIEWS

Pritje pa fund në kontrollet e sigurisë, fluturime të anuluara. Para sezonit të verës dega e fluturimeve duket në limitet e saj. Cilat janë arsyet dhe si është perspektiva për sezonin e verës?

Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime. As inflacioni dhe zërat pesimistë pas rritjes së çmimeve javët e fundit nuk e kanë thyer dëshirën e gjermanëve për udhëtime. Operatorët turistikë gjermanë bëjnë të ditur se ka një rritje të madhe të rezervimeve për verën në prag, rritje madje që ka kaluar edhe nivelin e tyre në periudhën para pandemisë COVID-19.

Koncerni turistik TUI bën të ditur se të “uriturit” për diell janë gati të paguajnë edhe çmime më të larta për javët më të bukura të vitit. Po ashtu, edhe rezervimet e pushimeve të gjata apo hoteleve luksoze kanë shënuar rritje.

Për rezervimet në fuqi, koncernet aktuale turistike nuk do të bëjnë rritje çmimesh shtesë, për shkak të rritjes së çmimit të kerozinës.

“Pushimet këtë vit duket se janë lart në listën e dëshirave të gjermanëve, pasi një kohë u desh të hiqnin dorë. Madje as rritja e çmimit të energjisë dhe inflacioni në rritje nuk e presin këtë hov”, thotë Norbert Fiebig, president i Shoqatës Gjermane të Udhëtimit (DRV).

Para pushimit skalitje e durimit

Por gëzimi i pushuesve dhe ai i shoqërive të fluturimit për rritjen e numrit të fluturimeve zbehet nga radhët e gjata në shumë aeroporte evropiane. Përballë numrit të lartë të njerëzve që duan të pushojnë qëndron një numër i vogël personeli. Ka muaj që kjo mungesë personeli po shkakton kaos në disa aeroporte në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës.

Në Hanover të prekur janë udhëtarët që marrin fluturimet e vona të natës në drejtim të Turqisë dhe Greqisë dhe destinacioneve të tjera në Mesdhe. Shpesh ata përballen me radhë jashtëzakonisht të gjata në Check-in apo kontrollet e sigurisë. Edhe në aeroportet në landin NRW gjendja nuk është më e mirë. Pjesërisht janë krijuar radhë deri në 300 metra të gjata.

Prej javësh lufton me probleme të mungesës së personelit edhe Aeroporti Schiphol në Amsterdam ku udhëtarët është dashur të presin deri në tre orë para kontrolleve të sigurisë, me radhë që dilnin deri në rrugë. Për këtë arsye Shoqëria e Fluturimit KLM ka reduktuar në mënyrë të ndjeshme shitjen e biletave. Vetëm biletat e shtrenjta janë të disponueshme, ka bërë të ditur një zëdhënës.

Radhë të tilla shumë të gjata janë parë sidomos në aeroportet britanike. Shoqëria e fluturimit Easyjet për dy javët e ardhshme ka anuluar 200 fluturime. Kjo është e nevojshme, për të mundësuar shërbimin e duhur, është shprehur Easyjet. Deri në 6 qershor do të preken nga ky anulim 24 fluturime në aeroportin Gatwick. Edhe British Airway ka anuluar nga prilli 1,400 fluturime.

Lufthansa reagon

Edhe shoqëria më e madhe gjermane e fluturimit Lufthansa reagon duke reduktuar planin e fluturimeve. Një zëdhënës i Lufthanës bën të ditur për portalin RND, se kompania do të anulojë lidhje të brendshme të fluturimit, “për të mënjanuar ngushticat operative” në aeroporte. Kjo është e nevojshme për shkak të mungesës së personelit në aeroporte.

Mungesë 20 për qind e personelit

Problemet e mungesës së personelit prekin shërbimet e sigurisë dhe shërbimet e tjera të trajtimit të pasagjerëve.

“Në të gjitha aeroportet mungojnë persona të shërbimit, që merren me përgatitjen e pasagjerëve për udhëtim, rreth 20 për qind më pak e këtij personeli në krahasim me periudhën para COVID-19”, është shprehur Ralph Beisel, drejtori i Shoqatës së Gjermane të Punës në Aeroporte.

Kjo bën që të ketë vonesa në Check-in, në ngarkimin e valixheve dhe kontrollin e sigurisë. Po ashtu për shkak të këtyre mungesave të personelit, shumë pasagjerë presin gjatë edhe për marrjen e valixheve.

Sipas Beisel, ka përpjekje të mëdha për ta zbutur situatën, aty ku ka mundësi.

Në pikat kritike shumë aeroporte kanë shtuar punonjësit, për shembull përmes floor-walker, persona që ndihmojnë udhëtarët që presin dhe i orientojnë.

Kaos para verës?

Nuk është e sigurtë, nëse deri në verë aeroportet do të rekrutojnë personel të ri. Ekspertët e quajnë këtë si jo të mundshme.

Fraport, në Aeroportin e Frankfurtit kërkon t’i përgatisë udhëtarët për probleme gjatë verës. Edhe në verë do të ketë probleme me fluturimin, sepse edhe në këto muaj në këtë aeroport nuk do të jetë në dispozicion 100 për qind e personelit. Në verë priten që fluturime të caktuara të anulohen ose të shtyhen në mënyrë që të shmanget kaosi në aeroporte.

Vetë pasagjerët mund të ndihmojnë duke kryer Check-in online dhe të japin të gjitha valixhet, që të mos ketë shumë për t’u kontrolluar në kontrollet e sigurisë. Po ashtu informimi paraprak ndihmon që të zbuten disi radhët e gjata. Shumë vende ende kërkojnë test negativ të Coronës, kështu që përgatitja e dokumenteve paraprakisht i shkurton kohë personelit në kontrolle.

Disa shoqëri ofrojnë shërbimin e dhënies së valixhes një natë më parë, edhe ky shërbim shkurton kohë, mjafton një telefonatë tek shërbimi i klientit të shoqërisë së fluturimit për të shkurtuar kohë për të nesërmen. /Deutsche Welle/

Previous Post

Skena të dhunshme në futbollin francez, ekipi me histori bie nga kategoria

Next Post

Rusia ka pësuar humbje shkatërruese në Ukrainë, thotë inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar

albnews

albnews

Related Posts

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani
Bota

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Next Post
Rusia ka pësuar humbje shkatërruese në Ukrainë, thotë inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar

Rusia ka pësuar humbje shkatërruese në Ukrainë, thotë inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM