Anulimi i mbledhjes së përbashkët, reagon qeveria e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, që do të mbahej nesër në Kosovë, u anulua në mënyrë të njëanshme, thotë qeveria e Kosovës, në një reagim për shtyp.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu shprehet se takimet bilaterale, që njoftoi kryeministri Edi Rama mund të mbaheshin ditë tjetër.

“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme“, thuhet në përgjigjen për Top Channel.

Kryeziu shton se Rama anuloi mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato“, u shpreh Kryeziu.

Share This Article