Anulimi i takimit mes dy qeverive, Berisha: Shkak, refuzimi i diskutimeve për draftin e Asociacionit nga Kosova

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata në Veri dhe drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe kanë qenë tema e debateve në seancën e sotme plenare.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së së Rithemelimit ka bërë thirrje për mosndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë se po qëndron në anën e Vuçiçit, teksa shtoi se Shqipërisë nuk i takon të ndërhyjë aty nuk e kanë kërkuar.

“Anuloi takimin me qeverinë e Kosovës sepse ajo nuk pranoi të diskutojë për draftin e tij të marrë në draftet e Vuçiç. Me një provokacion, e përkeqësoi me tej gjendjen e dialogut, Prishtinë-Beograd,” shtoi ish-kryeministri.

Sipas Berishës, aksionet e fundit të kryeministrit Rama në lidhje me Kosovën, lidhen me hetimin penal për çështjen McGonigal.

“Ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë. Një muaj më parë, dosja shqiptare McGonigal, tani është shkrirë në dosjen ruse sepse ky peshk i madh nuk binte kollaj në duart e Ramës, por dikush e solli.”

Po ashtu, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, Berisha e cilësoi si akt terrorist teksa i bëri thirrje KFOR-it dhe komunitetit ndërkombëtar që të thonë fjalën e tyre.

Share This Article