Anulohen 130 fluturime në Aeroportin e Mynihut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 130 fluturime u anuluan në Aeroportin e Mynihut, pasi një pasagjer u arratis nga një pikë kontrolli, duke kaluar nëpërmjet derës së emergjencës.

“Pasagjerët do të përballen me çrregullime të trafikut ajror gjatë ditës”, njoftoi aeroporti.

I gjithë Terminali 2 dhe një pjesë e Terminalit 1 u bllokuan nga policia ndërkohë që kërkonin për individin i cili u gjet dhe që është në paraburgim.

Sipas një hetimi paraprak, pasagjeri vinte nga një vend që autoritetet e konsiderojnë të pasigurt dhe pritej të kalonte skanimin para se të hynte në një zonë tjetër të aeroportit./ATSH/ 

Share This Article