Anulohen për shkak të koronavirusit karnavalet e Karaibeve në Mançester

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Karnavalet e përvitshme të Karaibeve në Mançester janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizatorët thanë se vendimi u mor me “keqardhje të thellë”, por u zotuan se do të kthehen në 2021 me karnavale “më të mëdha dhe më të mira”.

Anëtari ekzekutiv i kulturës i Këshillit të Qytetit të Mançesterit, Luthfur Rahman, tha që ishte çështje sigurie.

Festivali, i zhvilluar tradicionalisht në gusht, tërheq rreth 30,000 vizitorë në zonën Moss Side të qytetit.

Do të ishin karnavalet e para të mbajtura nën menaxhimin e ri pasi organizatorëve të mëparshëm u ishte hequr e drejta për të drejtuar ngjarjen e këtij viti./BBC

Share This Article