Anulohen të gjitha fluturimet e nesërme nga Aeroporti “Adem Jashari”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë nesër nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nuk do të mund të bëjnë këtë.

Aeroporti ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e datës 18 qershor 2020.

Njoftimi për anulimin e fluturimeve është publikuar në faqen zyrtare të ANP.

“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar”.

“Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim.

Share This Article