Anulohet ndeshja në Gjibraltar, Prishtina rrezikon të eliminohet njëjtë si Drita

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është anuluar ndeshja mes Prishtinës dhe Lincoln Red Imps në kuadër të fazës parakualifikuese për Ligën e Evropës, ka njoftuar zëdhënësi i klubit nga Kosova, Avni Durmishi.

Pasi tetë futbollistë të “Plisave” dolën pozitivë në testin për koronavirus, autoritetet e Gjibraltarit, sipas Durmishit, nuk kanë lejuar të zhvillohet ndeshja.

Ai ka njoftuar se UEFA nuk ka marrë vendim dhe se Prishtina pret që Lincolni të detyrohet të mundësojë zhvillimin e ndeshjes në një nga disa shtetet që kanë pranuar të jenë organizatore e rasteve të tilla, por ka paralajmëruar se ekziston rreziku që të merret vendim sikur me Dritën, që u penalizua me rezultat zyrtar (3:0) pasi disa futbollistë të saj rezultuan pozitivë me COVID-19 para ndeshjes me Linfieldin në finale të turneut parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja më e madhe e futbollit në Gjibraltar.

Image
Share This Article