Anutin Charnvirakul zgjidhet kryeministër i Tajlandës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anutin Charnvirakul zgjidhet kryeministër i Tajlandës. Charnvirakul ka arritur të marrë më shumë se gjysmat e votave në Parlament, duke siguruar postin e Kryeministrit dhe duke i dhënë fund pasigurisë politike.

Ai  mposhti kandidatin e partisë historikisht dominuese të familjes Shinawatra, duke i dhënë fund një jave trazirash dhe bllokimi politik në vend.

Anutin ka qenë një figurë kyçe në politikën tajlandeze gjatë viteve të fundit, duke pozicionuar partinë e tij, Bhumjaithai, në mënyrë strategjike midis elitave politike dhe duke marrë pjesë në qeveri koalicioni. Fitorja e Anutin përbën një goditje të rëndë për partinë në pushtet, Pheu Thai, dhe për familjen Shinawatra. Ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, figura kyçe e kësaj partie, u largua nga Tajlanda drejt Dubait mbrëmjen e së enjtes (4 shtator), vetëm pesë ditë para një vendimi gjyqësor që mund ta gjejë atë përballë një dënimi të ri me burg.

Dorëheqja e tij erdhi një javë pasi Gjykata Kushtetuese shkarkoi vajzën e tij, Paetongtarn Shinawatra, nga posti i saj si kryeministre. 

Gjykata e shpall atë fajtore për shkelje të etikës për një telefonatë me kompromentim politik me Presidentin e Senatit të Kamboxhias, Hun Sen.

Kriza politike u thellua në qershor, pasi Anutin tërhoqi partinë e tij nga koalicioni qeverisës, duke dobësuar shumicën parlamentare dhe duke shkaktuar protesta të shumta. Fitorja e Anutin u arrit pas një pakti me Partinë Popullore, e cila u tërhoq me premtimin për mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e kushtetutës dhe organizimin e zgjedhjeve të reja brenda katër muajsh. Kjo lëvizje pritet të sjellë stabilitet politik dhe të shënojë një kapitull të ri në historinë politike të Tajlandës.

Share This Article