Anxhela Peristeri/ Gazetari i famshëm e krahason me moderatoren britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anxhela Peristeri shkëlqeu me performancën e saj në “Eurovision” dhe fitoi zemrat e europianëve. Artistja shqiptare arriti të kalonte në finalen e madhe, teksa e gjithë skena “u trondit” nga zëri i saj i fuqishëm. Pikërisht për talentin dhe performancën e veçantë skenike, Anxhela u përgëzua nga të gjithë.

Si kurrë ndonjëherë, Shqipëria u shfaq me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë.

Ajo u komentua po ashtu edhe në Britani nga gazetari i famshëm Graham Norton, i cili mendon se këngëtarja shhqiptare ka ngjashmëri me Carol Vorderman. Pikërisht këtë ngjashmëri e komentuan edhe në rrjetin social ‘Twitter’ shumë britanikë.

‘A nuk ka asgjë që Carol Vorderman nuk mund të bëjë? Jo nuk është, kjo është Anxhela Peristeri për Shqipërinë!Çfarë performancë e shkëlqyer!”, tha gazetari.

Ndërkohë një person shkroi:

”Albania: “Nuk jam i sigurt pse Carol Vorderman po përfaqëson Shqipërinë #Eurovision”.
“A mund të kem një zanore të lutem, Carol Vorderman? #Eurovision”, shkroi një tjetër krahas fotos së Anxhelës.

Share This Article