ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 6 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 6 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 6 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 6 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

AP: Qytetarët e Serbisë të shqetësuar me ngritjen e tensioneve në Kosovë – nuk duan luftë

albnews by albnews
27 December, 2022
in Kulture
0
AP: Qytetarët e Serbisë të shqetësuar me ngritjen e tensioneve në Kosovë – nuk duan luftë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qytetarët nga Serbia që jetojnë afër kufirit me Kosovën po përpiqeshin të vazhdonin me jetën e tyre të martën, pavarësisht frikës së ngritur për përshkallëzim të mëtejshëm midis dy armiqve ballkanikë të kohës së luftës.

“Çka t’ju them? Jemi të mësuar me këtë (tension). Për ne nuk është asgjë e re, kjo po vazhdon për vite. Tensionet këtu janë të pranishme për 20 vjet, e ne po jetojmë jetë normale sa të mundemi. S’kemi ndonjë koment, dhe s’kemi as pritje”, tha për AP-në Zhelko Vikiq, 41-vjeç, i cili jeton në qytetin e Rashkës, Serbi.

RelatedPosts

Muzika e parë e njerëzimit – Nga flauti prehistorik te pianoja klasike

‘Jepni paratë tuaja’, u thotë Billie Eilish miliarderëve(video)

Hapet Muzeu i Madh i Egjiptit, duke shfaqur për herë të parë të plotë varrin e Tutankhamunit

Tensionet në veri të Kosovës mbetën të larta të martën pasi serbët ngritën më shumë barrikada dhe kundërshtuan kërkesat ndërkombëtare për të hequr ato të vendosura më herët.

Një ditë më parë Serbia vendosi trupat e saj pranë kufirit në gatishmëri të lartë ndërsa shefi i shtabit të ushtrisë u nis për në Rashkë.

Ndërkohë, oficerët e policisë së Kosovës u panë të dislokuar në zonën malore pranë një kalimi të mbyllur kufitar që ndan dy rajonet të martën.

Një tjetër banore e Rashkës, Mara Gosevac, 50-vjeçe, tha se fillimi i një lufte “nuk është zgjidhje”.

“Mendoj se nuk do të ketë (luftë). Njerëzit tanë që jetojnë atje (përtej kufirit në Kosovë) po jetojnë jetë të vështira. Nuk e kanë të lehtë. Mendoj se nuk do të shkojë deri atje (te lufta). Mendoj se presidenti ynë nuk do të lejojë që kjo të ndodhë, që njerëzit që jetojnë atje, ne këtu… Të nisësh luftën është gjëja më e lehtë, është lehtë – niseni luftën… por nuk është zgjidhje. Nuk është zgjidhje për serbët atje, e as për ne këtu. Askush nuk dëshiron të bëjë luftë”, tha ajo.

Serbia, e cila është armatosur përmes donacioneve dhe blerjeve ushtarake ruse, ka bërë kërcënime me forcë kundër ish-krahinës së saj për një kohë të gjatë.

Kosova mbetet një pikë e mundshme ndezëse në Ballkan vite pas luftës 1998-99 që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s.

Frika nga dhuna është rritur që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia është mbështetur tek Rusia dhe Kina në përpjekjen e saj për të mbajtur pretendimin mbi të, raporton Klankosova.tv.

Tensionet në Kosovë janë rritur më tej në javët dhe muajt e fundit për disa çështje mes përpjekjeve ndërkombëtare për të rritur përpjekjet e ndërmjetësimit.

Së fundmi, serbët etnikë në veri vendosën barrikada në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish-oficeri serb të policisë së Kosovës.

Serbët në veri më parë ishin larguar nga institucionet e Kosovës, duke pretenduar se janë ngacmuar nga autoritetet e Kosovës.

Beogradi ka paralajmëruar vazhdimisht se do t’i mbronte serbët lokalë “me të gjitha mjetet” nëse ata sulmohen.

Qeveria e Kosovës u ka kërkuar trupave të NATO-s – të cilat u vendosën në vitin 1999 pasi aleanca transatlantike bombardoi Serbinë për t’u larguar nga Kosova – të heqin bllokadat serbe.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result