Albania
Aparati fotografik dhe fotografia, njihuni me librin më të ri manual nga Kudret Plaku
Autori dhe fotografi, Kudret Plaku, ka sjellë në treg librin e tij më të ri, “Aparati Fotografik dhe Fotografia”. Ky botim i ri, i pari i këtij lloji në vend, është një udhëzues i detajuar dhe i strukturuar që synon të ndihmojë lexuesit të zbulojnë dhe të zotërojnë artin e fotografisë.
Libri është formuluar në një mënyrë të tillë ku të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë më shumë rreth përdorimit të aparatit fotografik dhe të artit të fotografisë të zbulojnë një burim të çmuar informues. I pasuruar me ilustrime të shumta, ky udhëzues i bën konceptet komplekse të fotografisë më të kuptueshme dhe të thjeshta për lexuesin. Një aspekt i veçantë i këtij libri është se ai është i vlefshëm jo vetëm për ata që përdorin aparate fotografike profesionale, por edhe për ata që preferojnë të përdorin telefonat e tyre celularë për të kapur momentet e bukura të jetës.
Libri është i ndarë në dy pjesë kryesore:
- Ndërtimi i Aparatit Fotografik: Kjo pjesë përfshin një shpjegim të detajuar mbi strukturën dhe funksionimin e aparatit fotografik. Lexuesit do të mësojnë për komponentët kryesorë të një aparati dhe se si funksionojnë ato së bashku për të krijuar një imazh të shkëlqyer.
- Fotografia: Pjesa Artistike: Kjo pjesë fokusohet në aspektet artistike të fotografisë, përfshirë kompozimin, ndriçimin, këndet dhe elemente të tjera që e bëjnë një fotografi të jetë e veçantë. Këtu, Kudret Plaku ndan me lexuesit sekretet dhe teknikat e tij për të krijuar fotografi mbresëlënëse.
Libri ka marrë vlerësime të larta nga figura të njohura në fushën e artit dhe kulturës. Fotografë të njohur si Fadil Berisha, shkrimtarë si Ben Blushi, regjisorë si Eduart Grishaj, dhe fotografë si Fation Plaku, kanë shprehur admirimin e tyre për këtë libër.
Kudret Plaku ka përfunduar studimet e larta për Multimedia dhe Televizione Dixhitale dhe ka një përvojë të gjerë në fushën e fotografisë. Përvoja e tij përfshin punën me personalitete të ndryshme, nga njerëzit e thjeshtë deri tek figurat më të larta shtetërore, si Kryeministri, Presidenti dhe Ambasadorët. Gjithashtu, ai ka punuar si operator në disa prej televizioneve më të njohura në Shqipëri.
Me librin “Aparati Fotografik dhe Fotografia”, Kudret Plaku synon të ofrojë një burim të vlefshëm për të gjithë ata që janë të apasionuar pas fotografisë. Ky libër është një udhëzues i çmuar që kombinon njohuritë teknike me kreativitetin artistik, duke e bërë atë një referencë të rëndësishme për fotografët e të gjitha niveleve.
Nëse jeni të interesuar për të përmirësuar aftësitë tuaja fotografike dhe për të mësuar nga një ekspert i fushës, “Aparati Fotografik dhe Fotografia” është libri që duhet të keni me patjetër në bibliotekën tuaj. Ky botim jo vetëm që do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë aparatin fotografik, por edhe do t’ju frymëzojë të shkrepni fotografi që kapin dhe transmetojnë bukurinë e momentit.
Albania
Pagat e mjekëve dhe infermierëve, 135 euro më shumë për bluzat e bardha
Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët, duke thënë se paga parashikohet të rritet me 135 euro në muaj, sipas kategorive ndërsa do të përfshihet edhe njohja e vjetërsisë në punë dhe vlerësimi i saj në skemën e pagesës.
Por, kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët kthehen në vëmendjen e qeverisë.
Në vitin 2017, për mjekët e urgjencës, reanimacionit, etj, paga u rrit me 18,000 lekë/muaj, ndërsa për infermierët dhe teknikët e laboratorit në urgjencë, pagat u rritën me 12 mijë lekë/muaj.
Ndërkaq, për mjekun e parë në qendrat spitalore universitare, pagat u rritën me 6,000–8,000 lekë për dhe 5,600–7,600 lekë për mjekun e dytë.
Një tjetër rritje prej 5% i aplikua në vitin 2018.
Në 2021, si mbështetje për pandeminë Covid-19, pagat e mjekëve dhe infermierëve u rritën me 40%, p.sh. paga mesatare bruto e infermierëve shkoi nga 50,890 lekë në 65,700 lekë.
Ngaa 1 korriku 2022 u aplikua rritja e paralajmëruar me 6%, ndërsa në 2023 u pasua me një tjetër rritje të komunikuar me 7%.
Në 2024, qeveria miratoi një paketë tjetër me efekt nga 1 korriku 2024, që u shoqërua me riformatim të skemës së pagave, duke shfuqizuar edhe skemën e vjetër të vitit 2011.
Këto ndryshime janë prezantuar në vite, si pjesë e masave për forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbajtjen e burimeve njerëzore në shërbim, në një periudhë kur Shqipëria është përballur me presion të vazhdueshëm mbi stafet, sidomos në specialitete dhe shërbime kyçe.
Albania
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 62 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2026 duhet të ketë 39 vjet. E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij. Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.
Mosha e daljes në pension, në vitin 2026
Burra 65 vjeç
Gra 62 vjeç
Vjetërsia në punë
Viti 2025 38 vjet e 8 muaj
Viti 2026 39 vjet
Albania
Mbërrin në Rinas dhurata “VIP” e Erdogan për Ramën dhe qeverinë shqiptare
Qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur që ti bëjë një dhuratë (avion), kryeministrit shqiptar Edi Rama. Më herët u raportua se ky avion i jepet qeverisë shqiptare në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale dhurimi.
Sipas dokumentit të siguruar nga WebLajm, bëhet fjalë për një avion, modeli A319-115J – 1002, i cili mësohet se prej 29 dhjetorit 2025 Avioni i dhuruar nga Qeveria e Turqisë për Qeverinë Shqiptare është parkuar në Rinas. Siç është bërë me dije më herët, avioni është dorëzuar pa asnjë detyrim financiar nga ana e palës përfituese, ndërsa Turqia ka mbuluar kostot e transferimit.
Të dhënat e avionit: Airbus A319-115J, me moshë 26.4 vite, është njo model i prodhuar më datë 14.8.1999, regjistruar në fluturim në shkurt të vitit 2000. Sipas mediave turke, avioni i konfiguruar për përdorim qeveritar ka një vlerë prej 11.9 milionë dollarë. Avioni, i regjistruar me kodin TC-GVC, me numër serial 1002 dhe i prodhuar në shkurt të vitit 2000, mbetet i certifikuar për operime fluturimi.
Marrëveshjes së firmosur mes dy qeverive e përkatësisht nga pala jonë, Ministri i Mbeojties Pirro Vengu, parashikon:
-Pronësia e avionit i kalon plotësisht shtetit shqiptar
-Shqipëria merr përsipër kostot e mirëmbajtjes, operimit dhe sigurimit
-Avioni duhet të sigurohet sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit
-Përdorimi i tij parashikohet për qëllime zyrtare shtetërore
Sipas qeverisë turke kjo është “pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve”. Marrëveshja bilaterale thekson se dhurimi synon të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht në kuadër të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, me të dyja palët që shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja pasqyron angazhimin e përbashkët të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorë të tjerë strategjikë, ndërsa shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për zhvillimin rajonal dhe përpjekjet e integrimit të Shqipërisë, thuhet në të.
-
Albania3 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK6 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania6 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania1 week agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK1 week agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports6 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
