Apasiev tregon se sa përqind shqiptarë jetojnë në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev vlerëson se përfaqësimi i komunitetit etnik shqiptar në Maqedoni në regjistrimin e popullsisë që do të organizohet në prill do të jetë 28.5 përqind.

“Përqindja e rezultateve nga regjsitrimi u ra dakord gjatë formimit të Qeverisë LSDM + BDI.

Nëse ju shqetëson, më lejoni t’ju them: pakica më e madhe do të jetë 28.5% (edhe pse në realitet banorët janë rreth 18%).

Ky është tani vetëm një falsifikim i realitetit, në mënyrë që ai të futet në marrëveshjen e koalicionit. Me “shtetas” si Zaev, për fat të keq, demakedonizimi është një proces i vazhdueshëm”, shkruan në Facebook Apasiev.

Për momentin, opozita po kërcënon të mos e njohë atë dhe të mos respektojë regjistrimin. VMRO-DPMNE kërkon që operacioni të kryhet me terminale të gjurmëve të gishtave dhe të shfaqet vetëm numri i banorëve në vend.

Share This Article