Apeli e la të lirë/ SPAK do të ankimojë vendimin për mjekun Edvin Prifti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SPAK do të ankimojë vendimin për lirimin e mjekut kardiokirurg Edvin Prifti.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do ti drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs, për vendimin e GJKKO-së. SPAK bën me dije se është në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit.

Mjeku Prifti, është lënë i lirë. Gjykata e Apelit i ka hequr vetëm të drejtën e ushtrimit të profesionit në spital.

Edvin Prifti u vu nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, pasi në banesën e tij dhe në zyrë iu gjetën më rreth 350 mijë euro. Ditën kur kardiokirurgu u arrestua, u shpreh për media se çdo gjë ndaj tij ishte e motivuar politikisht.

Share This Article