Apeli i 10 ish-sekretarëve të Mbrojtjes: Ushtria jashtë mosmarrëveshjeve zgjedhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetë ish-sekretarë amerikanë të Mbrojtjes paralajmëruan bashkërisht kundër çdo abuzimi të mundshëm të ushtrisë mbi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

”Përfshirja e forcave të armatosura do ta çonte SHBA-në në një territor të rrezikshëm, të paligjshëm dhe antikushtetues”, paralajmëruan ish-ministrat, mes tyre republikanë dhe demokratë, për ”Washington Post”.

Letra është nënshkruar nga Dick Cheney, James Mattis, Leon Panetta, Donald Rumsfeld, William Cohen, Chuck Hagel, Robert Gates, William Perry, Ashton Carter dhe Mark Esper.

Presidenti Donald Trump humbi ndaj demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Trump nuk pranon humbjen dhe ka deklaruar se zgjedhjet ishin manipuluar.

Ekziston frika se Trump mund të instrumentalizojë ushtrinë, nëse është e nevojshme, në mënyrë që të qëndrojë në pushtet.

“Zgjedhjet u bënë. Numërimi dhe ankimimi gjithashtu. Sfidat e duhura janë adresuar nga gjykatat. Guvernatorët kanë vërtetuar rezultatet”, shkruajnë ish-zyrtarët.

Biden pritet të betohet si presidenti i ri i SHBA-së më 20 janar.

Share This Article