Apeli lë në burg Belerin, sekretari i OMONIA-s: Vendim politik! Gjyqtarët janë nën trysni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Marin Suli, sekretari i OMONIA-s, i ftuar në studion e emisionit “Open”, në News24, foli për çështjen ‘Beleri’ dhe vendimin e Gjykatës së Apelit.

Suli e quajti vendimin e Apelit si vendim politik, teksa shtoi se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk është arrestuar në flagrancë, por ka qenë duke konsumuar kafe me stafin e tij. Sipas tij gjyqtarët që kanë trajtuar dosjen e Belerit janë nën trysni.

“Është rasti i parë i një përgjimi që s’ka aparatin apo serinë. Ka shkelje të rënda dhe askush nuk e dëgjon. Të gjithë gjyqtarët janë nën trysni, janë edhe nën trysninë e politikës. Ligji nuk është opinion dhe kjo është fatkeqësi, Beleri po shpallet kriminel me prokuror publikë. Beleri nuk është arrestuar në flagrancë, por duke pirë kafe dhe duke ngrënë me stafin e vetë. Po mbajnë brenda dhe po mbajnë brenda një kandidat vetëm e vetëm se në sondazh rezultonte fitues. Vendimi është politik. Vetë Beleri nuk thotë të lirohet, por thotë që drejtësia të bëjë punën e vetë. Vetëm Beleri është në burg dhe këtu ka diçka që nuk shkon.”, u shpreh Suli.

Share This Article