Aplikacioni i opozitës ruse fshihet nga Apple dhe Google me të filluar votimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aplikacion votimi “Smart Voting” i ideuar nga lideri i burgosur i opozitës ruse Alexei Navalny është hequr nga dyqanet online të Apple dhe Google në ditën kur rusët filluan të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Autoritetet ruse kishin kërcënuar se do të gjobisnin dy kompanitë nëse ata refuzonin të hiqnin aplikacionin.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale filluan të premten dhe do të zgjasin tre ditë.

Partia e presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, pritet të fitojë, raporton BBC.

Edhe pse gjithsej 14 parti po marrin pjesë në votim, shumë kandidatëve që shihen si anti-Putin u ndalohet të kandidojnë, përfshirë këdo që lidhet me lëvizjen opozitare të Navalnyt. Disa kundërshtarë të shquar të Kremlinit janë detyruar të largohen nga Rusia.

Votuesit po zgjedhin 450 deputetë për parlamentin në Moskë dhe një numër qytetesh kanë futur votimin elektronik. Për herë të parë që nga viti 1993, vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk do të jenë të pranishëm për shkak të “kufizimeve” të vendosura nga autoritetet ruse.

Share This Article