ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 11 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 11 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 11 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 21 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 22 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Aplikimet për azil në qershor në BE ishin më të ulëtat që nga kufizimet e pandemisë, por nuk ndalen në Britani

albnews by albnews
25 August, 2023
in Albania, Bota
0
Aplikimet për azil në qershor në BE ishin më të ulëtat që nga kufizimet e pandemisë, por nuk ndalen në Britani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë të fortë rënëse në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në qershor u regjistruan 475 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian, që është shifra më e ulët e regjistruar nga maji i vitit 2021, kur vendi ende po vuante kufizimet e lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Për gjithë 6 mujorin, aplikimet për azil arritën në 3,535, shifër që është 28% më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 2022, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia u konstatua një rritje e ndjeshme e aplikimeve për azil, sidomos në gjysmën e dytë të vitit.

Sipas të dhënave të detajuara, Franca dhe Gjermania vijojnë të mbeten destinacionet kryesore ku shkojnë azilantët, me përkatësisht 38% dhe 24% të totalit të aplikimeve.

Mbretëria e Bashkuar kishte aplikime për azil sa gjysma e gjithë BE-së

Ndërsa në vendet e BE-së aplikimet janë me rënie, Mbretëria e Bashkuar vijon të jetë një destinacion i preferuar për ata që duan të ikin, ndonëse me ritme më të ulëta në raport me një viti më parë.

Të dhënat e tjera nga Home Office të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të përpunuara nga Monitor bëjnë të ditur se në tremujorin e parë të 2023 u shënuan gjithsej nga shtetasit shqiptarë rreth 1036 kërkesa të reja për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Për krahasim, në gjithë vendet e BE-së për të njëjtën periudhë të tremujorin të parë kishte gjithsej rreth 2 mijë aplikime. Si rrjedhojë vetëm Mbretëria e Bashkuar regjistroi një shifër që është sa gjysma e gjithë aplikimeve që u bënë në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Për të njëjtën periudhë Gjermania mori 465 aplikime dhe Franca 765.

Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 ishte 15,925.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result