Apple “bindet” për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Apple ka thënë se është “përkushtuar të punojë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar”.

Deklarata pason pretendimet e Sekretarit të Shëndetit, Matt Hancock, se plani i tij origjinal për të nisur një aplikacion për gjurmimin e kontaktit mund të kishte funksionuar nëse nuk do të ishte hezitimi i Apple për të bërë kompromis për kufizimet që vendos në përdorimin e aplikacioneve të palëve të treta, Bluetooth në iPhone.

Të enjten, qeveria braktisi planin e saj origjinal dhe kaloi në një teknologji të përbashkët nga Apple dhe Google.

Deklarata e Apple u nxit nga një intervistë që Z. Hancock dha për Sky News të dielën në mëngjes në të cilën ai tha: “Apple në të kaluarën gjithashtu ka qenë i papajtueshëm përballë kërkesave nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike për të punuar me ta për zgjidhjen e problemeve të veçanta që kanë të bëjnë me terrorizmin, apo probleme të tjera teknike”.

Në përgjigje, Apple tha: “Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të vazhdueshëm me NHSX dhe do të vazhdojmë të punojmë me ta në mënyrë që të rrisim më tej teknologjinë duke mbrojtur privatësinë e klientëve tanë. Shumë vende kanë filluar me sukses aplikacione të Njoftimit të Ekspozimit dhe ne shpresojmë të ndihmojmë që edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të bëjë të njëjtën gjë.”/BBC

Share This Article