Apple u ka dërguar përdoruesve të saj një lloj të ri përditësimi të sigurisë për iPhone, iPads dhe kompjuterat Mac. Përditësimi i ri quhet “Rapid Security Response” dhe është rekomanduar që rasti të shihet me urgjencë.
Përditësimet e reja kanë si qëllim që të dërgojnë te përdoruesit udhëzime dhe përmirësime sigurie mes update-ve që bëhen shpesh të sistemit operues.
Këto udhëzime të reja mund t’u vijnë në ndihmë përdoruesve që të shmangin pika të dobëta në softuer të cilat mund të lejojnë hacker-at që të kenë akses në pajisjet e tyre.
Përgjigja e Parë e Shpejtë e Sigurisë u është dërguar pajisjeve Apple të cilat kanë versionet e fundit të iOS, iPadOS dhe macOS.
Më konkretisht bëhet fjalë për iOS 16.4.1, iPadOS 16.4.1 dhe macOS 13.3.1, të gjitha versione këto që janë lëshuar muajin e shkuar.